Gazetari rus shet medaljen e çmimit “Nobel”, paratë për refugjatët ukrainas

Gazetari rus shet medaljen e çmimit “Nobel”, paratë për refugjatët ukrainas

Bota June 21, 2022 - 09:33

Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur “Novaya Gazeta” ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të çmimit “Nobel për Paqe” për rreth 984 milionë euro.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Muratov tha se të gjitha paratë nga shitja e medaljes do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë.

Muratovi fitoi çmimin “Nobel për Paqe” në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.

Novaya Gazeta pezulloi funksionimin e saj në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo erdhi pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan konfliktin një “operacion special ushtarak”.

Heritage Auctions, që ka kryer shitjen, nuk e ka zbuluar se kush fitoi ankandin për medaljen.

Në muajin prill, Muratovi u sulmua me bojë të kuqe bashkë me aceton tretës në një tren në Rusi. Sulmuesi bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë.

Ai ishte në mesin e një grupi gazetarësh që themeluan “Novaya Gazeta”-n në vitin 1993 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Image