Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike disa orë pasi përfundoi vizita e Bidenit në Azi

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike disa orë pasi përfundoi vizita e Bidenit në Azi

Bota May 25, 2022 - 14:39

Koreja e Veriut lëshoi ëtri raketa balistike drejt lindjes, vetëm disa orw pasi përfundoi vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Azi.

”E para ishte një raketë balistike ndërkontinentale e dyshuar (ICBM) që fluturoi afërsisht 360 kilometra në një lartësi prej 540 kilometrash”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS).

Raketat me aftësinë për të udhëtuar më shumë se 5500 kilometra llogariten si ICBM.

Dy raketat e tjera u konsideruan si raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

”Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e tre raketave nga Koreja e Veriut, duke deklaruar se të paktën dy ishin raketa balistike dhe e treta ishte duke u analizuar”, raportoi agjencia Kyodo.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të mbajnë një kokë bërthamore.

Që nga fillimi i këtij viti, vendi ka testuar disa herë raketa, duke përfshirë një ICBM. /abcnews