Rutte: S’ka gjasa që Kievi ta marrë menjëherë statusin e kandidatit, s’do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

Rutte: S’ka gjasa që Kievi ta marrë menjëherë statusin e kandidatit, s’do të ishte e drejtë ndaj Ballkanit

Bota May 24, 2022 - 15:35

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej muajsh flet për nevojën që Kievi të marrë menjëherë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian. Por një pas një vijnë përgjigje pak entuziaste nga liderët e BE-së.

Pas Macronit dhe Scholtzit, tani vjen edhe gjykimi i kryeministrit holandez Mark Rutte. “Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord, sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Europian i pari që duhet të shprehet.

Parlamenti Evropian rekomandon t’i jepet Ukrainës statusi kandidat për në BE.

Por BE-ja, sipas tij, duhet t’ia japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkretë që duhen zbatuar para kandidimit.

Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit. /A2cnn