Kryeministri australian Albanese takon presidentin Biden

Kryeministri australian Albanese takon presidentin Biden

Bota May 24, 2022 - 13:23

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Joe Biden.

Takimi i tyre ndodhi në Tokio të Japonisë, në kuadër të samitit të quajtur ‘’Quad’’.

”E shkëlqyeshme të takoj presidentin Joe Biden për të riafirmuar miqësinë e ngrohtë mes dy shteteve tona që bazohet në vlerat tona të përbashkëta. Diskutuam AUKUS-in, duke punuar së bashku me partnerët rajonalë dhe duke e bërë veprimin gjithëpërfshirës mbi ndryshimin e klimës një shtyllë të re të Aleancës sonë”.