Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Bota May 17, 2022 - 15:22

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për t'u bërë pjesë e NATO-s.

Me anë të një postimi në Twitter, ishte vetë parlamenti finlandez ai që e bëri të ditur lajmin, ku 188 deputetë ishin pro aplikimit të Finlandës në NATO, ndërsa tetë ishin kundër.

“Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit të Finlandës në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Ky votim i parlamentit i hap rrugë presidencës dhe kryeministrisë që të ndërmarrin hapat që aplikimi të bëhet në formë zyrtare.

Kujtojmë se aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për t'u bërë pjesë e NATO-s vjen pas agresionit rus në Ukrainë, ku vetë Rusia ka thënë se do të ketë pasoja për këto dy shtete nëse tentojnë të bëhen pjesë e NATO-s.