Suedia firmos aplikimin për anëtarësim në NATO
Foto: AP

Suedia firmos aplikimin për anëtarësim në NATO

Bota May 17, 2022 - 10:12

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO, raporton CNN.

Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, duke u dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak.

“Duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit”, tha Linde.

Aplikimi i Suedisë do të dorëzohet bashkë me atë të Finlandës brenda javës e më pas do të përpunohet  nga NATO-ja.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”. /euronews.al