Hapen korridore evakuimi për ushtarët e plagosur në fabrikën e Azvostalit

Hapen korridore evakuimi për ushtarët e plagosur në fabrikën e Azvostalit

Bota May 16, 2022 - 16:32

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se është rënë dakord për një korridor humanitar për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

“Është arritur një marrëveshje për largimin e të plagosurve. Është hapur një korridor humanitar përmes të cilit ushtarakët e plagosur ukrainas po dërgohen në një institucion mjekësor në Novoazovsk”, tha ministria në një deklaratë sot.

Shumica e civilëve u evakuuan nga uzina këtë muaj pasi OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësuan një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën.

Por luftëtarët ukrainas mbeten në uzinë, ku me video dhe foto të postuara në internet tregojnë disa nga ushtarët me lëndime të rënda. /Zëri