Putin: S’kemi problem me Finlandën e Suedinë, por me zgjerimin e NATO-s

Putin: S’kemi problem me Finlandën e Suedinë, por me zgjerimin e NATO-s

Bota May 16, 2022 - 15:13

Finlanda e Suedia kanë thënë se janë të gatshme që të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka thënë se vendi i tij nuk ka problem me Suedinë e Finlandën, por me zgjerimin e NATO-s, që nënkupton afrimin e saj rreth territorit rus, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Putini ka thënë se kjo do të bënte që Moska të reagojë. Ai më tej ka thënë se NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja duhet të kujdeset për sigurinë globale. /Zëri