Finlanda e Suedia në NATO, Kremlini: S’kemi probleme me territoret tuaja, por po ju vëzhgojmë

Finlanda e Suedia në NATO, Kremlini: S’kemi probleme me territoret tuaja, por po ju vëzhgojmë

Bota May 16, 2022 - 14:01

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia po vëzhgon nga afër ofertat e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke shtuar se ai ishte i bindur se pranimi i tyre nuk do të forconte sigurinë e Evropës.

“Kjo është një çështje serioze, një çështje që ngre shqetësimin tonë dhe do ta ndjekim me shumë kujdes”, tha ai.

Peskovi theksoi gjithashtu se në krahasim me Ukrainën, Rusia nuk kishte asnjë mosmarrëveshje territoriale me Finlandën ose Suedinë.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë tha se plani i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake është një gabim që do të kishte pasoja të gjera.

“Ata nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do t’i durojmë, dhe as Brukseli, Washingtoni dhe kryeqytetet e tjera të NATO-s. Niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet, parashikueshmëria në këtë sferë do të ulet,” tha Sergei Ryabkov për RIA Novosti.

Suedia pritet të marrë një vendim zyrtar për aplikimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake sot. Parlamenti i vendit po debaton aktualisht ofertën e mundshme të anëtarësimit. Finlanda gjithashtu ka konfirmuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n. /abcnews.al