
Putini është i sëmurë rëndë, thotë ish-spiuni britanik
Ish-spiuni britanik, Christopher Steele, i cili shkroi një dosje për Donald Trump dhe ndërhyrjen e dyshuar ruse në fushatën zgjedhore të SHBA-së në vitin 2016, thotë se burimet i kanë thënë atij se Vladimir Putin është i sëmurë rëndë, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.
Steele, tha se sëmundja e Putinit ishte një lloj pasoje e asaj që po ndodh në Ukrainë.
Ai më tej se “Sigurisht, nga ajo që po dëgjojmë nga burime në Rusi dhe gjetkë, është se Putini është, në fakt, mjaft i sëmurë rëndë”
“Nuk është e qartë saktësisht se çfarë është kjo sëmundje - nëse është e pashërueshme apo terminale, apo çfarëdo tjetër. Por sigurisht, unë mendoj se është pjesë e ekuacionit”, ka thënë ai.
Spekulimet rreth shëndetit të Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa vitesh, por vetëm janë intensifikuar që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës. /Zëri