Blinkeni dhe Stoltenbergu: Dënojmë luftën shkatërruese të Putinit

Blinkeni dhe Stoltenbergu: Dënojmë luftën shkatërruese të Putinit

Bota May 14, 2022 - 22:19

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takimet e ardhshme, pas lëvizjeve të Suedisë dhe Finlandës për t'iu bashkuar organizatës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli sot me telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me Ministrat e Jashtëm të NATO-s që do të zhvillohet në Berlin më 14-15 maj”, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Bëhet e ditur se ata shprehën keqardhje për luftën shkatërruese të Presidentit Putin në Ukrainë, përsëritën mbështetjen e tyre për popullin ukrainas dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe diskutuan rëndësinë e mbajtjes së mbrojtjes dhe parandalimit të fortë nga NATO.

“Ata diskutuan rreth përgatitjeve për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, 28-30 qershor, duke përfshirë dokumentin e ri të Konceptit Strategjik të NATO-s që do të udhëheqë NATO-n për dekadën e ardhshme”, tha ai më tej. /Zëri