Norvegjia mbështet anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO, pavarësisht deklaratave të Turqisë

Norvegjia mbështet anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO, pavarësisht deklaratave të Turqisë

Bota May 14, 2022 - 19:27

Ministrja e Jashtme norvegjeze Anniken Huitfeld, ka thënë se Norvegjia mbështet anëtarësimin e Finlandës e Suedisë në NATO, pavarësisht deklaratave të Turqisë.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të thotë Turqia në të vërtetë, por nga këndvështrimi norvegjez, ne jemi 100% prapa Finlandës dhe Suedisë nëse vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO”, ka thënë ajo, raporton Reuters, transmeton Zeri.info.

Huitfledi më tej shtoi se “Kjo do të forcojë edhe bashkëpunimin nordik, sepse ne zgjodhëm ndryshe pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj mendoj se ky është një moment historik tani”.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm holandez Wopke tha se është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e NATO-s të tregonin unitet. /Zëri