![Rusët falënderojnë serbët: Jemi krenar që vëllazëria me ju është e fortë [video]](/uploads/zeri.info/images/2022/May/14/auto_ruset1652548119.jpeg)
Rusët falënderojnë serbët: Jemi krenar që vëllazëria me ju është e fortë [video]
Janë bërë tetëdhjetë ditë që kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë. Shumë shtete të botës dënuan këtë veprim, duke i vënë aksione të ashpra Putinit dhe ndihmuan me armë Ukrainën.
Në shumicën e vendeve pati protesta kundër agresionit rus në Ukrainë.
Por, krejtësisht ndryshe vepruan serbët, të cilët përkrahën veprimet e Putinit me anë të protestave.
Me anë të një video të postuar në Twitter, shumë rusë kanë falëndëruar “vëllëzërit serb” për mbështetjen e dhënë.
“Faleminderit”, “Ne dëshirojmë që t’iu falenderojmë”, dhe “Jemi krenar që vëllazëria me serbët është e fortë” janë disa nga mesazhet që rusët i dërgojnë serbëve me anë të një videoje për këta të fundit si përkrahje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë. /Zëri
People from all over Russia made a video to thank the Serbian people for their support.
— Based Serbia (@SerbiaBased) May 13, 2022
ë pic.twitter.com/uBXlnKYGG7