
Turqia dhe Finlanda do të takohen për çështjet e NATO-s
Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO.
Turqia ka sinjalizuar më parë se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë përpara se të jepte miratimin.
Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavesto, tha “Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje”, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Fillimisht u raportua se Turqia do të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO.
Megjithatë, zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan tha se vendi “nuk po e mbyll derën”.
Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen “si një çështje të sigurisë kombëtare” për Turqinë për shkak të “shumë organizatave terroriste” që janë të pranishme në vendet nordike. /Zëri