
Putini akuzon Ukrainën për bllokimin e negociatave: Nuk është e interesuar
Bota
May 14, 2022 - 17:49
Ukraina dhe Rusia kanë nisur prej disa javësh tashmë një “betejë” tjetër me njëra tjetrën me akuza të ndërsjella se kush është përgjegjëse për bllokimin e negociatave për paqe.
Edhe njëherë, ishte vetë kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ai që akuzoi palën ukrainase se ka bllokuar negociatat.
Gjatë një bisede telefonike me homologun finlandez, Putin u shpreh se negociatat janë ndërprerë nga ukrainasit, të cilët sipas tij nuk po tregojnë asnjë lloj interesi për një dialog serioz./a2cnn