E pazakontë: Priftërinjtë bekojnë raketat në Rusi

E pazakontë: Priftërinjtë bekojnë raketat në Rusi

Bota May 14, 2022 - 17:14

Ish-oligarku rus dhe kritiku i presidentit rus Vladimir Putin, Mikhail Khodorkovsky, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e publikut, në të cilën shihen disa priftërinj rusë duke bekuar raketën balistike ndërkontinentale të Satanas.

“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë ndonjë gjë më të çuditshme. Udhëheqësit e Kishës Ortodokse Ruse po bekojnë një raketë të quajtur Satana”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se rusët kanë bërë gjëra të tilla të qudishme, duke i organizuar ceremoni mortore luftëanijës ruse që u shkatërrua nga forcat ukrainase.