Sa do të zgjasë lufta në Ukrainë?

Sa do të zgjasë lufta në Ukrainë?

Bota May 14, 2022 - 16:13

Janë bërë tetëdhjetë ditë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, mirëpo ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Po ashtu edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dje në fjalim ka thënë se “Askush sot nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kjo luftë. Por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të çliruar tokën tonë shpejt. Ky është prioriteti ynë që të punojmë çdo ditë për ta bërë luftën më të shkurtër”.

Në anën tjetër, pas këtyre komenteve të Zelenskyt, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka thënë se lufta mund të përfundojë deri në fund të vitit. /Zëri