
Pas disfatës me Macronin, Le Pen heq dorë nga presidenca
Marin Le Pen nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze, përvec se në ndonjë rast të jashtëzakonshëm. Në një intervistë për Le Figaro ajo u shpreh se francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës.
Le Pen theksoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%. Në një periudhë 10 vjecare ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën.
Ajo shtoi se pavarësisht humbjes dhe gënjeshtrave të rivalit të saj Emanuel Macron, francezët e kanë mbëshetur ndjeshëm. Nërsa për zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor për rinovimin e parlamentit francez, Le Pen ka objektiva të qarta: të paktën 60 deputetë të opozitës.
Presidenti Macron sipas Le Pen nuk mund të thotë se çdo gjë ndryshon dhe të quajë normale që partia më e madhe opozitare në pesë vitet e fundit të ketë vetëm 6 deputetë. Ajo nuk preferoi të japë një datë të saktë për zgjedhjet brenda partisë nga ku do të dalë lideri i ri i saj. Por premtoi se gjërat do të ndryshojnë.
Duke thënë se e ka një emër në mendje për pasardhësin e saj, Le Pen akuzoi Macronin se dhe në mandatin e dytë presidencial ka zgjedhur të njëjtin ekip të vjetër bashkëpunëtorësh. /abcnews