Bill Gates infektohet me COVID-19

Bill Gates infektohet me COVID-19

Bota May 12, 2022 - 15:38

Themeluesi i "Microsoft"-it, Bill Gates, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gates, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ai tha se është duke ndjekur këshillat e ekspertëve, duke u izoluar derisa të shërohet.

“Unë kam rezultuar pozitiv me COVID. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve, duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm”, ka shkruar Gates.

Ai ka thënë se është me fat që është i vaksinuar.

“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe përforcuar, ku kam qasje në testime dhe kujdes të madh mjekësor”, shkroi Gates në Twitter.