Finlanda vendos për anëtarësim në NATO
Foto: AFP

Finlanda vendos për anëtarësim në NATO

Bota May 12, 2022 - 09:48

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marini.

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë Aleancës. /Zëri