
Putini po përgatitet për një luftë të gjatë, thotë Inteligjenca amerikane
Inteligjenca amerikane ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, me fitoren në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit.
Paralajmërimi vjen derisa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.
Moska i ripërqendroi trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin e saj, Kievin, por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha Inteligjenca amerikane.
Avril Haines, drejtori i Inteligjencës kombëtare, tha të martën në një seancë dëgjimore të Komisionit të Senatit të SHBA-së se Putini ishte ende duke synuar "të arrijë qëllime përtej Donbasit", por se ai "përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë". /Zëri