Izraeli: Blen 3 nëndetëse nga Gjermania

Izraeli: Blen 3 nëndetëse nga Gjermania

Bota January 20, 2022 - 17:54

Zyrtarët izrealitë këtë të enjte kanë bërë me dije se kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e tre nëndetëseve nga gjiganti gjerman Thyssenkrupp për 3.4 miliardë dollarë.

“Nëndetëse të reja do të përmirësojnë aftësitë e marinës izraelite, duke kontribuar në epërsinë e sigurisë që Izraeli ka në rajon,” ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gandz .

Marrëveshja e re ka të bëjë me blerjen nga Izraeli të tre nëndetëseve Dakar , e para prej të cilave pritet t’i dorëzohet marinës izraelite pas nëntë vjetësh.

Krahas kësaj, të dyja palët arritën një marrëveshje tjetër, prej 850 milionë eurosh, e cila i hap rrugën investimeve gjermane në Izrael, duke përfshirë edhe fushën e industrisë së mbrojtjes izraelite./abcnews.al