Kievi i shqetësuar me deklaratën e Bidenit: Ia dha dritën jeshile Putinit të futet në Ukrainë
Foto: Anadolu Agency via Getty Images

Kievi i shqetësuar me deklaratën e Bidenit: Ia dha dritën jeshile Putinit të futet në Ukrainë

Bota January 20, 2022 - 11:12

Presidenti amerikan, Joe Biden, parashikoi që Rusia “do të futet” në Ukrainë, dhe pranoi se mes anëtarëve të NATO-s nuk ka dakordësi për mënyrën se si do të kundërpërgjigjen për këtë.

Deklarata e sinqertë u bë në një kohë kur gjithmonë e më shumë kërkohet nga SHBA-ja dhe Perëndimi që të ndërmarrin masa për të zhbërë planet e Moskës.

Megjithatë, Bideni tha se nëse Rusia e bën “atë që ne besojmë se janë të aftë ta bëjnë, do të jetë shkatërrimtare për Rusinë”.

Deklarata alarmoi Kievin, ky zyrtarët vendas u takuan me Sekretarin e Shtetit, Blinken, për të diskutuar mbi krizën, ndërkohë që Rusia vijon të mbledhë trupa të shumtë në kufi.

Edhe pse Bideni u zotua për sanksione ekonomike në rast se Putini kalon kufirin, ai la të kuptohej se shtetet perëndimore nuk ishin në sinkron ndaj kësaj lëvizjeje.

Një zyrtar ukrainas tha për CNN: “Kjo deklaratë praktikisht i jep dritën jeshile Putinit që të futet sipas dëshirës në Ukrainë”.

I pyetur se çfarë nënkuptonte me “inkursione të vogla”, Bideni tha se e kishte fjalën për rastet kur “Forcat ruse kalojnë kufirin dhe vrasin ushtarë ukrainas”. /a2cnn