Italia regjistron 192.320 të infektuar dhe 380 vdekje në 24 orë

Italia regjistron 192.320 të infektuar dhe 380 vdekje në 24 orë

Bota January 19, 2022 - 19:17

Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 192,320 raste të reja me koronavirus nga 1,181,889 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 16.3%, nga 15.4% që ishte të martën. Po ashtu, sipas raportimit të autoriteteve të shëndetit në vend, rastet fatale për sot ishin 380. Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 27 pacientë të tjerë ndërsa 52 pacientë më shumë ndodhen në pavijonet e tjera Covid-19. Të shëruarit për sot ishin 136,152. /abcnews.al