E pazakontë, lind foshnja me 4 këmbë dhe 4 duar

E pazakontë, lind foshnja me 4 këmbë dhe 4 duar

Bota January 19, 2022 - 16:07

Një ngjarje e pabesueshme ka shkaktuar tronditje në të gjithë Indinë pasi në lindje të vendit një foshnjë ka lindur me katër krahë dhe katër këmbë.

I porsalinduri është kthyer në një pol tërheqës për mijëra njerëz që shkojnë për ta adhuruar dhe madje e konsiderojnë atë si një rimishërim të Zotit që erdhi në Tokë për të shpëtuar vendin.

Foshnja ka lindur në spitalin e qytetit Sardar dhe sipas mjekëve është një bashkim i papërsosur siamez.

Vlen të theksohet se nëna e fëmijës është përballur me probleme të shumta gjatë shtatzënisë së foshnjës ndërsa nuk dihet as seksi i tij pasi organet gjenitale nuk janë formuar.