Rekord i të infektuarve në Japoni, pritet ashpërsim i masave

Rekord i të infektuarve në Japoni, pritet ashpërsim i masave

Bota January 18, 2022 - 12:53

Japonia ka shënuar rekord të të infektuarve me COVID-19, ndërsa pritet vendimi i qeverisë për ashpërsimin e masave kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Vendi ka regjistruar 27,000 raste të reja, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në gusht pas Lojërave Olimpike.

Tokio regjistroi 5,185 raste, numri më i lartë që nga 21 gushti. Madje disa provinca në vend kanë kërkuar rikthimin e masave për të frenuar pandeminë.

Masat pritet të miratohen brenda një jave, të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, dhe gjithashtu të reduktojnë  orarin e hapjes së bareve dhe restoranteve./abcnews.al