Një vit pas burgosjes, Navalny thotë se nuk pendohet për asgjë

Një vit pas burgosjes, Navalny thotë se nuk pendohet për asgjë

Bota January 17, 2022 - 12:49

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë se nuk pendohet për veprat e tij dhe u ka bërë thirrje mbështetësve “të mos kenë frikë”, një vit pasi është arrestuar gjatë kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi - gati fatal - me agjent nervor, Noviçok.

“Unë jam në anën e këtyre njerëzve të sinqertë që nuk duan apo nuk mund të frikësohen më. Nuk pendohem për asnjë sekondë, do të vazhdoj kështu”, ka thënë Navalny, i cili është duke kryer dënimin me burgim për një rast përvetësimi, i cili konsiderohet i motivuar politikisht.

“Pasi kam kaluar vitin e parë në burg, duke t’ju tregoj të gjithëve se çfarë kam bërtitur para atyre që janë mbledhur jashtë gjykatës kur makina policore më ka bartur: Mos u frikësoni nga asgjë”, ka thënë ai përmes një postimi në Instagram.

“Ky është shteti ynë dhe nuk kemi tjetër, ka thënë ai duke publikuar një fotografi me gruan e tij, Yulia.