Vetëm në muajin tetor Rusia ka regjistruar mbi 74 mijë viktima nga COVID-19

Vetëm në muajin tetor Rusia ka regjistruar mbi 74 mijë viktima nga COVID-19

Bota December 03, 2021 - 23:23

Shira të frikshme janë ato që vijnë nga Rusia sa i takon shifrave të COVID-19. Sipas të dhënave, vetëm në muajin tetor janë regjistruar 74.893 viktima nga virusi.

Sipas raportit, Rusia, me 145 milionë banorë, është vendi i tretë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sipas qeverisë ruse, 278,857 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, raporton Washingtonpost.

Ndryshe, Rusia ka disa vaksina të veta, duke përfshirë Sputnik V, por vetëm 39.9 për qind e 144 milionë rusëve janë plotësisht të vaksinuar./BalkanWeb