7 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

7 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Bota December 03, 2021 - 14:48

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 342 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 348 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 216 mijë e 670 raste pozitive me virusin Korona, janë shëruar 201 mijë e 17 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 616 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 37 raste aktive.