“Liberalizohen” talibanët: Nuk mund të martohesh me një grua pa konsensusin e saj

“Liberalizohen” talibanët: Nuk mund të martohesh me një grua pa konsensusin e saj

Bota December 03, 2021 - 12:39

Talibanët kanë hedhur një hap të ri në lidhje me të drejtat e grave, pas kritikave të shumta nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e tyre.

Sipas të dhënave të fundit, një dekret i ri është nxjerrë nga talebanët, i cili ndalon martesën e një gruaje, pa marrë në fillim miratimin dhe pëlqimin e saj.

“Nuk lejohet të japësh një grua si shkëmbim për të arritur një marrëveshje, apo për t’i dhënë fund një konflikti”, shkruhet mes të tjerash në dekretin që hedh një hap pozitiv për të drejtat e grave.

Menjëherë lideri suprem Maulvi Haibtullah ftoi krerët fetarë dhe të moçmit e fiseve që ta aplikojnë këtë dekret, i cili përfshin gjithashtu dhe të drejtën e vejushave për t’u rimartuar apo për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Gjithashtu grave u njihet e drejta në trashëgimi dhe pjesë fikse e pasurisë së burrit, fëmijëve, babait dhe të afërmve. Ata që kanë më shumë se një grua janë të detyruar të njohin të drejtat e tyre dhe të ruajnë drejtësinë ndërmjet grave. /a2news