OBSH-ja paralajmëron vendet aziatike për rritje të rasteve me “Omicron”

OBSH-ja paralajmëron vendet aziatike për rritje të rasteve me “Omicron”

Bota December 03, 2021 - 10:15

Vendet e Azisë dhe Paqësorit duhet të rrisin kapacitetin e tyre të kujdesit shëndetësor dhe të vaksinojnë plotësisht njerëzit e tyre për t’u përgatitur për një rritje të rasteve të COVID-19 me variantin "Omicron", thanë të premten zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan të paktën 10 raste të reja të variantit.

Varianti i ri filloi të përhapet në Azi këtë javë, me raste të raportuara nga Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Malajzia dhe India. Shumë qeveri i janë përgjigjur situatës duke shtrënguar rregullat e udhëtimit.

“Sipas informacioneve që kemi, ne nuk duhet të ndryshojmë qasjen tonë”, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, në një konferencë virtuale për media derisa u tha vendeve të përgatiteshin për “transmetueshmërinë e lartë” të Omicron./kk