Alarm në selinë e OKB-së në Nju-Jork; Një person i armatosur para objektit, rrethohet zona

Alarm në selinë e OKB-së në Nju-Jork; Një person i armatosur para objektit, rrethohet zona

Bota December 02, 2021 - 17:47

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme.

Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim. /Abcnews.al