Qeveria e Etiopisë rimerr kontrollin e qytetit të UNESCO-s, i pushtuar nga rebelët

Qeveria e Etiopisë rimerr kontrollin e qytetit të UNESCO-s, i pushtuar nga rebelët

Bota December 01, 2021 - 21:43

Etiopia deklaroi se forcat e qeverisë federale kanë rifituar kontrollin e zonës Lalibela, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i pushtuar nga rebelët Tigray gushtin e kaluar në luftën që ka vënë përballë të dy palët për më shumë se një vit.

Kjo është fitorja e fundit e pretenduar nga qeveria që kur kryeministri Abiy Ahmed shkoi në vijën e parë javën e kaluar për të udhëhequr luftën kundër rebelëve, të cilët shpallën pushtimin e pjesëve të mëdha të vendit në avancimin e tyre drejt kryeqytetit, Addis Ababa.

Forcat besnike të Abiy-t njoftuan sot se kanë “rimarrë qytetin historik të Lalibela”, në rajonin e Amhara-s dhe i famshëm për kishat e tij monolite të gdhendura në shkëmb të shekullit të 12-të, si dhe kanë rifituar kontrollin e aeroportit ndërkombëtar.

Deklarata shton se forcat në favor të qeverisë po “marshojnë në qytetin Sekota”, gjithmonë në të njëjtin rajon që kufizohet me Tigrè, në veri të Etiopisë, ndërsa luftimet po zhvillohen deri në Debre Sina, një qytet që ndodhet më pak se 200 kilometra larg kryeqytetit Addis Abeba.

Frika nga përparimi i rebelëve në Addis Abeba bëri që disa vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, t’i nxisnin qytetarët e tyre të largoheshin nga Etiopia muajin e kaluar./A2