Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Bota December 01, 2021 - 08:35

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut.

Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve (24 cent).

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Po ashtu nga sot objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj./Alsat-M.