Policia australiane arreston tre persona që u arratisën nga karantina

Policia australiane arreston tre persona që u arratisën nga karantina

Bota December 01, 2021 - 08:16

Policia australiane ka arrestuar tre persona që dolën nga karantina në mes të natës nga objekti kryesor në këtë vend ku po mbahen ata që po kthehen.

Policia tha se ata të tre iu ngjitë një gardhi për të dalë nga objekti, njofton Klan Kosova.

Oficerët i gjetën pas një kërkimi të mërkurën. Të gjithë kishin rezultuar negativë ndaj COVID-19 një ditë më parë.

Zyrtarët nuk treguan nëse të arratisurit ishin vendas apo udhëtarë. Së fundmi, kjo qendër ka strehuar gjithashtu njerëz të cilët u infektuan nga shpërthimi i virusit në Katherine, një qytet 300 km larg.

Policia kishte ngritur pika kontrolli rreth kompleksit të mërkurën dhe inspektoi veturat që lëviznin nëpër zonë, shkruan BBC.

Edhe të premten e kaluar, një 27-vjeçar kapërceu gardhet e qendrës dhe iku me një veturë që po e priste për ta çuar në qendrën e qytetit të Darvinit. Ai u arrestua më vonë dhe doli negativ për COVID-19