Përhapja e variantit të ri “Omikron”, G7 pritet të mbajë takim të jashtëzakonshëm

Përhapja e variantit të ri “Omikron”, G7 pritet të mbajë takim të jashtëzakonshëm

Bota November 29, 2021 - 09:59

Britania e Madhe, udhëheqësja e radhës së G7-s, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë për të diskutuar rreth përhapjes së variantit të ri të COVID-19, “Omikorn”.

Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”. Tashmë gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit korona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.