EMA rekomandon vaksinën “Pfizer” për grup-moshën 5-11 vjeç

EMA rekomandon vaksinën “Pfizer” për grup-moshën 5-11 vjeç

Bota November 25, 2021 - 15:07

Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar miratimin e vaksinës anti-COVID, Pfizer-BioNTech për grupmoshën 5-11 vjeç.

“EMA ka rekomanduar dhënien e një zgjatjeje të indikacionit për vaksinën COVID-19 për të përfshirë përdorimin tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç”, tha në një deklaratë Agjencia Evropiane e Barnave.

Doza që do të injektohet në këtë grupmoshë do të jetë “më e ulët se ajo e përdorur tek njerëzit e moshës 12 vjeç e lart”, njoftoi agjencia.

Deri më tani në disa vende europiane si Danimarka, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia vijon injektimi i grupmoshës nga 12-17 vjeç me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Por, vaksinim i grupmoshës nga 5-11 vjeç ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Izrael. /euronews.al