Nga kush ka nevojë për mbrojtje Ballkani Perëndimor, sipas Gjukanoviqit

Nga kush ka nevojë për mbrojtje Ballkani Perëndimor, sipas Gjukanoviqit

Bota October 27, 2021 - 11:43

Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbrojtje më vendimtare nga ndikimi malinj i palëve të treta.

Kështu tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një takim me anëtarët e delegacionit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, të cilët janë për një vizitë studimore në Mal të Zi dhe rajon.

Në një komunikatë të kabinetit të presidentit malazez thuhet se zyrtarët aktualë dhe ish-politikë, eurodeputetë dhe figura të shquara të jetës shoqërore-politike të Evropës janë të fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare me jashtë të vendeve të Evropës Juglindore, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.