Qeveria e Sirisë ekzekuton 24 persona për ndezje të zjarreve

Qeveria e Sirisë ekzekuton 24 persona për ndezje të zjarreve

Bota October 21, 2021 - 20:11

Qeveria e Sirisë thotë se ka ekzekutuar 24 persona pasi thuhet se kanë shkaktuar zjarre si pasojë e të cilave kanë vdekur shumë persona vitin e kaluar.

Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë në Siri thuhet se 11 persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe se pesë të mitur janë dënuar me burgim nga 10 deri në 12 vjet.

Në deklaratë ata përshkruhen si kriminelë që kishin kryer “akte terroriste”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ata dyshohet se e pranuan se kishin faj për ndezjen e zjarreve në rajonet malore të vendit ku në shtator dhe tetor të vitit të kaluar vdiqën tre persona.

Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se mijëra njerëz janë ekzekutuar nga Qeveria e presidentit Bashar al-Assad që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

Zjarret që u shpërthyen vitin e kalua  thuhej se u shkaktuan nga një valë e të nxehtit që thuhej se ishte e pazakontë si dhe erërave të ngrohta lindore.

Autoritetet vendase dokumentuan se ndodhën gjithsej 187 zjarre në provincat Latakia, Tartous, Homs dhe Hama që prekën 280 qytete dhe fshatra. Ato shkatërruan 13,000 hektarë tokë bujqësore dhe 11,000 hektarë tokë pyjore.