Qeveria e re e Gjermanisë, Scholz: Do të formohet para Krishtlindjes

Qeveria e re e Gjermanisë, Scholz: Do të formohet para Krishtlindjes

Bota October 13, 2021 - 20:18

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi të mërkurën se qeveria e re e vendit ka gjasa të formohet përpara krishtlindjes.

Sipas Scholz, atmosfera e negociatave deri tani ka qenë konstruktive dhe ka shanse që projekti të konkretizohet përpara festës së fund vitit.

Scholz, që është gjithashtu ministër i financave i koalicionit në ikje, shpreson të arrijë një marrëveshje përfundimtare me të gjelbrit dhe liberalët e partisë demokratët e lirë./euronews.al