12 viktima dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

12 viktima dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Bota October 13, 2021 - 20:12

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me COVID-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik. njoftojnë se janë shëruar 459 pacientë, përcjell Alsatm.

Ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 12 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 6.589 raste aktive me koronavirus.