Kreta tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter

Kreta tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter

Bota October 12, 2021 - 11:52

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter u regjistrua rreth mesditës të së martës në jug të Kretës sipas vlerësimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Mësohet se tërmetit me magnitudën 6.3 të shkallës Rihter dhe me një thellësi 5 km është ndjerë edhe në rrethinat e ishullit grek, teksa epiqendra e tërmetit ishte 30 km në juglindje të Zakros.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 12:24 me orën lokale. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale./euronews.al