Talibanët i futen trafikimit të heroinës? Sekuestrohen rreth 2.7 miliardë dollarë drogë në një port të Indisë

Talibanët i futen trafikimit të heroinës? Sekuestrohen rreth 2.7 miliardë dollarë drogë në një port të Indisë

Bota September 21, 2021 - 10:54

Gati 3 tonë heroinë janë sekuestruar në një port të Indisë, vlera e së cilës përllogaritet diku te 2.7 miliardë dollarë. Sipas BBC, droga kishte ardhur nga Afganistani dhe u vendos në Portin Mundra të Gujarat.

Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë duke u hetuar, thuhet në një deklaratë.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e shtetasve afganë, të cilët janë nën hetim,” tha agjencia.

Ekspertët po bëjnë veprimet përkatëse për të përcaktuar vlerën e saktë të drogës së sekuestruar, thanë zyrtarët për BBC.

Vlen të përmendet se Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, e cila përdoret më pas për prodhimin e heroinës./balkanweb