COVID-19 në Turqi: 213 të vdekur dhe mbi 26 mijë të infektuar

COVID-19 në Turqi: 213 të vdekur dhe mbi 26 mijë të infektuar

Bota September 19, 2021 - 19:48

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 213 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).

Në 24 orët e fundit janë bërë 338 mijë e 873 teste, nga të cilat 26 mijë e 398 kanë rezultuar pozitivë.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 27 mijë e 160

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 105 milionë e 117 mijë e 731. /trt.net.tr