Bidenin e shfaqin me veshje talibane dhe sloganin “Making the Taliban Great Again” në bilbordat e Amerikës

Bidenin e shfaqin me veshje talibane dhe sloganin “Making the Taliban Great Again” në bilbordat e Amerikës

Bota September 17, 2021 - 09:08

“Make America Great Again”, ishte slogani i ish-presidentit amerikane, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të tallet në kurriz të presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Ky i fundit e ka gjetur veten në një billbord i veshur si një talibanë dhe me një raketë në dorë gjersa e shoqëronte mbishkrimi “Making the Taliban Great Again (Bëni talibanët përsëri të mëdhenj)” në një autostradë ndërshtetërore në Jork.

Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në të gjithë vendin.

Ky fenomen shkaktoi gjithashtu shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale. /Telegrafi