Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mbetet në detyrë

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mbetet në detyrë

Bota September 15, 2021 - 12:59

Votuesit në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë refuzuan një përpjekje për të shkarkuar Guvernatorin demokrat, Gavin Newsom. nga detyra.

Gati 70 për qind e votuesve i thanë "jo" përpjekjes për t'i dhënë fund mandatit të zoti Newsom, me vetëm më shumë se 30 për qind që votuan "po", sipas rezultateve të publikuara menjëherë pas mbylljes së votimeve në shtetin më të madh amerikan.

Duke folur me gazetarët të mërkurën herët në mëngjes, pasi rezultatet e nxorën atë fitues, zoti Newsom tha se është mirënjohës ndaj miliona e miliona kalifornianëve që ushtruan të drejtën e tyre themelore për të votuar.

Kërkesa për shkarkim u hodh nga republikanët e zemëruar me rregullat e rrepta kundër COVID-10 të vendosura nga zoti Newsom përgjatë pandemisë, përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufizimet për bizneset e vogla si baret dhe restorantet. Organizatorët siguruan mjaft firma të votuesve të regjistruar për të kërkuar shkarkimin.

Anketat e në ditët para votimit të së martës, treguan se Larry Elder, një gazetar konservator , ishte kandidati kryesor midis më shumë se 40 pasardhësve të mundshëm për të shërbyer pjesën e mbetur të mandatit të zotit Newsom, që përfundon vitin e ardhshëm.

Zoti Newsom barazoi përpjekjen pwr shkarkim dhe veçanërisht praninë e zotit Elder në fletëvotim, me ish presidentin Donald Trump, një personalitet thellësisht jopopullor në mesin e demokratëve. “Ne e mundëm Donald Trumpin, por nuk e mposhtëm Trumpizmin. Trumpizmi është ende gjallë, në gjithë vendin”, tha ai.

"Unë dua të përqendrohem në ato që u thamë "po" si shtet: i thamë po shkencës, u thamë po vaksinave, i thamë po përfundimit të kësaj pandemie", tha ai më herët përgjatë paraqitjeve të tij.

Gavin Newsom është guvernatori i katërt në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe i dyti në Kaliforni që përballet me përpjekjet për shkarkim.

E para ndodhi nw vitin 2003 kur u hoq demokrati Grey Davis dhe u zëvendësua me aktorin e njohur të Hollivudit, Arnold Schwarzenegger./VOA