“Kundër diktaturës së koronavirusit”, protesta në Gjermani, dhjetëra të arrestuar

“Kundër diktaturës së koronavirusit”, protesta në Gjermani, dhjetëra të arrestuar

Bota August 01, 2021 - 21:35

Me qindra protestues në Berlin sfiduan urdhrin e gjykatës të dielën për të protestuar kundër masave ndaj koronavirusit. Autoritetet policore në Berlin thanë në një deklaratë se rreth 2 mijë oficerë zbritën në terren për të ndalur organizimet, por u përleshën me protestuesit.

“Protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë dhe nisëm përplasjet me oficerët”, tha policia në një deklaratë. Forcat e policisë përdorën shkopinj gome ndaj protestuesve, shumë prej të cilëve u arrestuan.

Shumë nga protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Liri” apo “Kundër diktaturës së koronavirusit”.

Në muajin maj, Gjermania lehtësoi kufizimet ndaj koronavirusit, duke lejuar edhe hapjen e restoranteve dhe bareve, por së fundmi qytetarëve nuk lejohet të frekuentojnë këto ambiente nëse nuk kanë bërë vaksinën, nuk kanë kaluar koronavirusin ose të kenë një test të fundit negativ.

Ndërkohë, gjykata vendosi të mos lejojë grumbullimet e planifikuara në fundjavë për shkak të frikës se pjesëmarrësit do të thyenin rregullat për vendosjen e maskës apo të distancimit, në një kohë kur numri i infektimeve në Gjermani është sërish në rritje./A2