Mbi 200 punonjës të vaksinuar të dy spitaleve në SHBA preken nga Delta - vetëm 2 përfundojnë në spital
FOTO: AP

Mbi 200 punonjës të vaksinuar të dy spitaleve në SHBA preken nga Delta - vetëm 2 përfundojnë në spital

Bota August 01, 2021 - 16:23

Më shumë se 200 punonjës në dy spitalet kryesore në San Françisko, në shtetin perëndimor të Kalifornisë, kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, njofton gazeta New York Times.

Shumica e punonjësve në spitalin në Zuckerberg të San Françiskos dhe atë të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë në San Françisko ishin plotësisht të vaksinuar dhe shumica e tyre rezultoi pozitiv për variantin Delta shumë të transmetueshëm të koronavirusit, sipas gazetës.

Vetëm në dy raste personat u shtruan në spital. Numri i të shtruarve do të ishte më i lartë nëse punjësit do të ishin të pavaksinuar, tha Dr. Lukejohn Day, shefi mjekësor i spitalit Zuckerberg.

Një masë e administratës që ndalonte nxjerrjen nga banesat e atyre që nuk paguanin dot qeranë si pasojë e COVID-it skadoi të shtunën.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se më shumë se 6.5 milion familje, gjithsej rreth 15 milion njerëz, janë prapa me pagesat e qerave.

Zyrtarët Olimpikë të Tokios thanë të dielën se zbuluan 18 raste të reja me koronavirus. Vetëm njëri prej tyre ishte atlet.

Qeveria metropolitane e Tokios tha se infeksionet e reja të koronavirusit u rritën në një numër rekord të shtunën ndërsa qyteti mban Lojrat Olimpike. Qeveria raportoi 4,058 raste të reja.

Protestat në lidhje me pandeminë e koronavirusit u mbajtën të shtunën në vende përfshirë Francën, Italinë dhe Izraelin.

Në Francë, më shumë se 200,000 njerëz protestuan në qytete në të gjithë vendin për të shprehur kundërshtimin ndaj masave të fundit të Presidentit Emmanuel Macron për pandeminë.

Ndërsa shumica e protestave ishin paqësore, në Paris, ku u mblodhën më shumë se 14,000 njerëz, tre policë u plagosën në përleshjet me demonstruesit, sipas agjencisë Reuters./VoA