Nuk respektohen masat, Australia nxjerr helikopterët për të bindur qytetarët

Nuk respektohen masat, Australia nxjerr helikopterët për të bindur qytetarët

Bota July 31, 2021 - 22:34

Australia nxori sot helikopterët e ushtrisë për t’u siguruar që qytetarët të respektojnë karantinën, sikur të mos mjaftonin mijëra efektivët e policisë nëpër rrugët e Sidnejt, të cilët gjobisnin me nga 500$ të gjithë ata që nuk mbanin maskën.

Nga helikopterët dëgjohej shpesh mesazhi audio: “Ky është një urdhër për shëndetin publik: mos shkelni rregullat! Do të gjobiteni nëse i shkelni”.

Australia po mundohet që të shmangë një valë të radhës të Covid-19 me anë të izolimit dhe kufijve të mbyllur, ndërkohë që vetëm 17% e popullsisë janë vaksinuar.

Shtimi i forcave të rendit në rrugë u bë për të shmangur protestat e mëdha dhe të dhunshme kundër karantinës, që u zhvilluan javën e kaluar.

Në Sidnej, ku banojnë rreth 5 milionë persona, që nga mesi i qershorit po regjistrohen rreth 3000 raste të reja në ditë me koronavirus. /A2