COVID-19, 4 miliardë doza vaksinash të injektuara në botë

COVID-19, 4 miliardë doza vaksinash të injektuara në botë

Bota July 30, 2021 - 11:10

Të paktën 4 014 302 550 doza vaksinash anti-COVID janë injektuar në të gjithë botën, sipas burimeve zyrtare.

Në raport me popullsinë botërore: 52 doza (e para ose e dyta) janë injektuar për 100 banorë.

Miliardi i katërt u arrit në 30 ditë, ndërsa u deshën vetëm 26 për të arritur atë të mëparshmin.

Miliardi i parë dhe i dytë u arritën përkatësisht në rreth 140 dhe 40 ditë.

Vendet e varfra ende po luftojnë për të marrë doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19, pavarësisht donacioneve të fundit nga vendet e pasura./ /ervo